|
Drejtuesit e Dhomes
& Kontaktet

PETRAQ PICINANE
Kryetari i Dhomes
Mobil: 00355 682201364
E-mail: ppicinane@yahoo.com

Foto me Konsullin Italian

NIKOLLA LANGORE
Sekretar i Pergjithshem
Mobil: 00355 682329370
Dhoma e Tregtise BERAT
ADRESA:
Ndertesa e Keshillit te Qarkut,
Kati i 2-te,
BERAT
TELEFON: (+355) 32 32249

Direktoria e Bizneseve ne Berat
Publikim i Dhomes se Tregtise

Takim ne Rexhione Toskana, Itali

Takim ne Firenze, Itali
 
|
| |



 |
| |
|
| |
Fotografi nga vizita ne Berat
te zyrtareve te larte te shtetit
e
nga takime me ta, si dhe
nga
panaire te organizuara
nga
Dhoma e Tregtise Berat









|
Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë BERAT
Ju uron mirëseardhjen në faqen e saj në internet,
e cila është projektuar dhe konceptuar si një dritare
komunikimi në botën e informacionit ekonomik e tregëtar.
Dhoma e Tregtise Berat kerkon gjithashtu te realizoje nje nga detyrimet e saj ndaj anetareve te Dhomes, prezantimin dhe promovimin e bizneseve te tyre si dhe te promovoje zhvillimin ekonomik te Beratit.
Kjo faqe do të jetë në shërbim të anëtarëve të Dhomës sonë duke i krijuar atyre nje mundesi me shume komunikimi me biznesin vendas dhe ate te huaj.
Website i Dhomes sone eshte ideuar si nje hapesire informacioni dhe promocioni per anetaret e Dhomes sone, i cili eshte qellimi yne kryesor por gjithashtu eshte ideuar edhe si nje instrument qe i adresohet edhe sipermarresve te huaj qe kane per qellim te krijojne mardhenie tregtare me qytetin e Beratit duke rritur shkallen e bashkepunimit midis shteteve.
Ju lutemi te drejtoheni prane Dhomes se Tregtise per te na dhene verejtjet dhe sugjerimet tuaja.
Ne Ju mirepresim te gjitheve Ju anetare dhe jo anetare dhe ju sigurojme qe tek Dhoma e Tregtise Berat do te gjeni nje partner te perhershem dhe te sigurt.
Ne faqet ne vazhdim do te informoheni, per anetaret e saj, per aktivitetet qe ka zhvilluar, per sherbimet qe ofron, si dhe per strukturen organizative te saj...
Dhoma e Tregtise dhe e Industrise Berat eshte pjese e zhvillimit te ekonomise dhe industrise te ketij qyteti, ne veprimtarine e se ciles kane gjetur pasqyrim perpjekjet e mjaft tregtareve, industrialisteve, zejtareve e afaristeve per ti dhene nxitje kapitaleve te tyre dhe zhvillimit te pergjithshem ekonomik dhe industrial te Beratit.
Dhoma e Tregtise dhe Industrise Berat u krijua dhe kryen aktivitetin e saj ne baze te ligjit 7804 Ne baze te Nenit 3 te ketij ligji anetare te Dhomes jane te gjithe personat Juridike dhe Fizike qe ushtrojn aktivitetin e tyre ne Berat.
Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Berat është subjekt i të drejtës publike, e pavarur dhe pa qëllim fitimi.
Objektivi kryesor i Dhomes sone ka qene permiresimi i paketes se sherbimeve reale te ofruara bizneseve qe operojne ne Berat me qellim integrimin e tyre ne biznesin Kombetar dhe Nderkombetar.
Dhoma e Tregtise dhe Industrise Berat, fale rritjes se eksperiences ka arritur te rrise numrin e sherbimeve dhe te ndryshoje fizionomine e saj duke botuar Direktorine e Anetareve te saj, organizuar panaire dhe ekspozita, seminare, takime te rangut me te larte, konfernca dhe trajnime te ndyshme ne sherbim te zhvillimit te biznesit te Beratit dhe ne veçanti te zhvillimit ekonomik te qytetit.
Vlen te permendim takimet me Kryeministrin Berisha, me ish Kryeministrin Nano me Ministrat e Transportit, Energjitikes, Punes Integrimit, si dhe shume takime te tjer te nivelit te larte diplomatic me Ambasadoret dhe Konsujt e Greqise, Konsullin e Konsullates Vlore si dhe me perfaqesuesit ekonomik te pothuajse te gjithe Trupit Diplomatik te Akredituara ne Shqiperi me te cilet kemi mardhenie shume te mira.
Gjithashtu Dhoma e Tregetise dhe Industrise Berat ka organizuar disa Panaire. Ne vitin 1998 organizoi Panairin e Pergjithshem Rajonal i cili u vizitua nga ish Presidenti Mejdani. Ne vitin 2002 organizoi Panairin Rajonal Agroushqimor i cili u vizitua nga ish Kryeministri Nano dhe ne vitin 2003 organizoi Panairin Kombetar te Artizanatit
Fale kesaj rritje te punes sone eshte rritur numri i anetareve te Dhomes, i cili ka arritur ne me shume se 1500 anetare, duke e bere Dhomen e Tregtise dhe Industrise Berat nder me te rendesishme ne Shqiperi.
Duke patur mardhenie te mira me Dhomat e Tregtise te: Brindisi, Ancona, Firenze (Itali), Athines, Trikalla (Greqi), Koblenz (Gjermani) si dhe me shume partnere te tjere vendas dhe nderkombetare eshte rritur mundesia per shkembim informacioni dhe eksperience duke patur si perparesi bashkepunim midis bizneseve.
Ne menyre te vecante eshte per tu permendur bashkepunimi me Dhomat e Tregtise se Italise dhe Greqise, me te cilat kemi arrtirur te realizojme projekte te perbashketa ne kuader te projejktit INTERRG 3.
Berati sot vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm në aspektin ekonomik të vendit.
Berati është i njohur per karakterin prodhuese dhe ate turistik të përmasave të konsiderueshme dhe të standarteve bashkëkohore, duke i dhënë kështu një impuls intensiv zhvillimit në rajon dhe atij kombëtar.
Titullarët dhe Stafi i Dhomës
Tomor REOVICA - President i Asamblesë
Petraq PICINANE - Kryetar
Nikolla LANGORE - Sekretar i Përgjithshëm
Misioni i Dhomes qysh në krijimin e saj ka qenë:
- Të përfaqësoje, t'i shërbejë dhe të nxisë biznesin e zonës ku vepron.
- Të sigurojë influence pro-biznesit në legjislacionin aktual, iniciativat kombëtare dhe të B.E.-së
Shërbimet që ofron Dhoma
- Përfaqeson interesat e biznesit.
- Përfaqeson biznesin si partner social.
- Synon përfshirjen e saj si partnere potenciale në Programet e B.E.-së që prekin S.M.E.-të
- Harton platforma informative dhe te ndryshimeve të legjislacionit.
- Iu krijon anëtareve akses për tregje te reja.
- Organizon Workshope, seminare, trainime.
- Organizon Panaire dhe ekspozita.
- Ndihmon per informacion tregetar per tregun vendas dhe te huaj
- Ndihmon per te siguruar levizjen e bisnesmeneve ne panaire Brenda dhe jashte vendit konform regullave
- Leshon Nota Verbale
- Konsulton biznesin duke vënë në dispozicion grupin e ekspertëve të Dhomës.
- Lëshon Certifikatën e Origjinës, dokument i domosdoshëm në procedurat e eksportit të mallit.
- Pajis anëtaret me Certifikaten e Antaresimit, dokument që njihet nga institucionet dhe trupat diplomatike duke lehtësuar procedurat e pajisjes me vizë.
- Bashkepunon me Organet e Pushtetit Lokal dhe Qendror ne mbrojtje te interesave te Bisnesit.

|