English version
       

 

BUJQESIA DHE AGROINDUSTRIA

 

Berati është i mirënjohur për

 

  • ULLIRIN
  • FIKUN
  • VRESHTARINE
  • FRUTA- PERIMET
  • BIMET MEDICINALE
  • VEREN
  • FRUTA PERIMET E KONSERVUARA

 

Rrethi i Beratit ka burime të pasura dhe traditë në prodhimet bujqësore e blegtorale.
Ekzistojnë 6.000 ha plantacione me :

  • rreth 700.000 rrënjë ullinj me nje prodhim vjetor prej rreth 10 000 ton ullinj
  • rreth 150.000 rrënjë fiq me nje prodhim vjetor prej rreth 4000 ton fiq
  • rreth 500 ha rrenje vreshta me nje prodhim vjetor prej rreth 10000 ton rush.

 

Fiqtë e thatë dhe ullinjtë e tavolinës të Beratit janë të mirënjohur në të gjithë Shqipërinë por dhe jashte saj.

 

Ne rajonin e Beratit per shkak dhe te klimes shume te favorshme kultivohen pothuaj te gjitha fruta perimet qe nga domatja, sallatori, specka, etj, deri tek pjeshka, dardha, etj, te cilat zene se bashku nje prodhim vjetor prej disa dhjetra mijëra ton.

 

Ne rajonin e Beratit riten dhe shume bime medicinale te cilat eksportohen jashte vendit.

 

Sot në Berat ka një numër firmash agroushqimore që merren me këtë lloj industrie, te cilat perpunojne fikun, ullirin ne gusto dhe konfeksione te ndryshme , vaj ulliri, verë, pije alkoolike dhe perime e fruta të konservuara.

 

E gjithë kjo situatë përbën një potencial të fuqishëm për zhvillimin ekonomik të zonës, aq më tepër po të mendohet krahas zhvillimit të turizmit, si një sektor i domosdoshëm për sigurimin e produkteve cilësore, por pas privatizimit të tokës ky zhvillim nuk ka ritmet e kërkuara. Mungojnë ose janë të pamjaftueshme organizimet e fermerëve dhe hallkat që duhej të lidhnin ata me përpunuesit e produkteve të tyre. Ky proces po kërkohet të organizohet nga disa firma përpunuese relativisht të mëdha dhe serioze, por do të duhej përfshirja e strukturave përkatëse për disiplinimin dhe lehtësimin e tij, në mënyrë që Berati të rifitojë pozitën e tij të dëgjuar në prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësorë e blegtoralë.