INDUSTRI TE TJERA
Sektoret industriale te prodhimit jane bere tashme sektoret me evident ne jeten ekonomike te rajonit te Beratit.
Nder me te rendesishmit jane:
- Prodhimi i materialeve te ndertimit
- Nxjerja e pllakave te gurit dekorativ
- Industria e perpunimit te drurit dhe mobiljeve
- Industria e perpunimit te lekures
- Industria e konfeksioneve (manifakturat)
Në Berat ka tani një numër relativisht të madh firmash që punojnë në këto sektorë, te cilet zëne një vend te rendesishem jo vetem në ekonominë e rrethit te Beratit por dhe ate kombetare.
- Nder me te rendesishmit eshte sektori i prodhimit te materialeve te ndertimit. Kjo industri është zhvilluar me shpejtësi këto vitet e fundit, në sajë të burimeve të bollshme të lëndëve të para për ndërtimi (zhavor, rërë lumi) dhe të gurit natyral (Urë Vajgurore, Tërpan, Tomor) qe ndodhen ne rethin e Beratit.
- Sektor tjeter shume i rendesishem eshte ai i nxjerjes se pllakave te gurit dekorativ. Ne Berat ka shume firma te cilat e tregetojne kete produkt drejt Greqise dhe Italise.
- Përpunimi i drurit dhe industria e prodhimit te mobiljeve është një sektor tjetër ku punojnë një numër i konsiderueshëm firmash, të cilat prodhojnë dhe tregtojnë mobilje të llojeve të ndryshme. Në këtë sektor punojnë disa firma që bashkëpunojnë me biznesin e huaj dhe që shesin prodhimet e tyre edhe jashtë rrethit dhe jashte shtetit .
- Nje sektor tjeter shume i rendesishem industrial eshte dhe grumbullimi dhe perpunimi i lekures, produkt ky qe me pas eksportohet drejt Italise, Greqise, Turqise.
Edhe ne kete sektor ka ndermarje te perbashketa me kapital shqiptar dhe te huaj.
- Industria e prodhimit te konfeksioneve, firma te cilat funksionojne sipas sistemit FASON (me mall porositesi) dhe qe kryesisht jane firma te perbashketa italo –shqiptare kanë te punësuar nje numrin të madh punëtorësh, kjo per faktin se vlera e fuqise punetore ne Berat eshte e leverdisshme, si dhe sistemi fiskal per kete biznes eshte shume i favorshem. Keto prioritete kane bere qe ne Berat te lindin shume ndermarje te tilla.
|